Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Masa parandaluese dhe risi në "Air Albania", FSHF në fokus organizimin perfekt

Shkruar nga NEWSPORT
Masa parandaluese dhe risi në "Air Albania", FSHF në fokus
"Air Albania"

FSHF ka mbyllur prej disa javësh stadiumin Kombëtar “Air Albania”, për arsye të ndeshjeve të Kombëtares këtë nuaj. Kujtojmë që Shqipëria ndeshet me rivalët e grupit, Çekia dhe Ukraina për Nations League dhe për të dy sfidat federate është organizatore pasi zhvillohen brenda.

FSHF ka marrë masa dhe ndryshimi i parë është rrjeta mbrapa portave, e cila ka qenë e pranishme, po tani është zgjatur duke mbuluar komplet pjesën e tribunave prapa. Kjo masë është marrë për parandalimin e hedhjeve të sendeve në fushë sin ë të kaluarën. Për arsye të këtyre veprimeve synohet që të mos gjobitet më institucioni shqiptar i futbollit.

Në stadium do të vendosen edhe dy monitorë për rishikimin ddhe vendimet e VAR. Kjo është një risi dhe ka ardhur si pasojë e kërkesës së UEFA-s. Organi më i lartë Europian i Futbollit ka kërkuar që diçka e tillë të jetë në impiantet modern që plotësojnë kushtet për zhvillimin e ndeshjeve dhe evenimenteve si ato të kombëtareve.

Impianti në Tiranë gjatë ditës së djeshme ka pësuar këto ndryshime nga puna që ka nisur direkt për mbarëvajtjen e çdo gjëje në 2 sfidat e ardhshme. Monitorët do të montohen në këndore.

Një pjesë e tribunave ishin në fazë riformatimi, pasi po i nënshtroheshin lyrjes totale. Duket se FSHF e ka marrë seriozisht mbajtjen pastër dhe mirë të impiantit modern.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga