Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lorik Cana krenar me Kombëtaren, ish-kapiteni: Sylvinho dështoi ndaj Italisë, me Kroacinë ishim në maksimumin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Lorik Cana krenar me Kombëtaren, ish-kapiteni: Sylvinho dështoi ndaj
Lorik Cana

 

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Lorik Cana ka folur në emisionin “Noë” të “Euroneës Albania”. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare lë të nënkuptohet se ndihet mjaft krenar për kuqezinjtë.

Ndër të tjera tregon se trajneri Sylvinho dështoi ndaj Italisë. Të njëjtën gjë nuk e thotë për Kroacinë, por nuk mohon se kishte vend për përmirësime.

“Kemi bërë një super ndeshje, unë mendoj se jemi në maksimumin e maksimumeve. Ky maksimum ka vendosur në vështirësi nënkampionin e botës të 2013, vendin e tretë të 2022. Po flasim me një skuadër që në 5-6 vitet e fundit ka qenë në 3 skuadrat më të mira në botë dhe po flasim e për Shqipërinë. Duhet të kthehemi pak me këmbë në tokë. Ekipi jonë, pavarësisht se ne do provojmë të marrim më të mirën, ne jemi duke bërë një rrugëtim më të mirë se ç’bëhet në skenën botërore.  Nuk i ke gjithmonë të gjitha gjërat në dorë. Ajo që ne prisnim si përgjigje është përvceç organizimit, është karakteri i djemve, loja që kanë bërë, shpirti që kanë dhënë në fushë, e çdo gjë tjetër falet. Kjo ndeshja e sotme, na ka bërë vërtetë shumë krenarë dhe unë me babin jam kënaqur.

Dëshira e Sylvinhos për të bërë diçka të rëndësishme me Shqipërinë është prezente. Sigurisht që ndeshja e parë ishte një dështim i tij, i skuadrës, por sot si Sylvinho, si ekipi meritojnë një notë shumë të mirë. Ka vend për përmirësime, pasi disa gjëra mund të ishin bërë më shpejt. duhet të presim për diçka më definitive”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga