
Kombëtarja shqiptare do të përballet të premten e 21 marsit me Anglinë në transfertë, për të luajtur ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.
Dëmtimet në mbrojtje, Kumbulla dhe Ismajli, sa problem kundër një sulmi si Anglia?
Është e vërtetë që ne kemi probleme me Kumbullën dhe Ismajli. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit, do të vlerësojmë lojtarët. Edhe nesër do të bëjmë vlerësime, por kemi mbrojtës të tjerë si Ajeti dhe Mihaj, do të marrim kohën tonë deri nesër.
Kohë e shkurtër për t’u përgatitur, e mjaftueshme për tër përballuar Anglinë?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e këndshme. S’kemi pasur kohë, por duhet të përgatitemi për një ndeshje të tillë. E kemi biseduar një herë sa e vështirë të jesh trajner Kombëtareje. Ditët e fundit kemi menduar vetëm për Anglinë, preferoja të kishim kohë të bënim stërvitje më të gjatë. Kemi përdorur video. Lojtarët shpeshherë vijnë të lodhur, jo vetëm të Shqipërisë, por s’duhet të ankohemi. Nesër do të vendosim për 11-shen e formacionit.
Thomas Tuchel, jeni përballur me të...
E kemi studuiar atë dhe ekipin anglez. Ka lojtarë shumë të mirë në përbërje, por për të dy ekipet janë të gjitha të qarta. 90 minuta për t’u vlerësuar dhe për të marrë përsipër përgjegjësi.
Presioni do të jetë i madh, çfarë mund të bëni ndryshe?
Tuchel është një trajner i mirë, i ri, por fitues dhe me energji. S’ka rëndësi me sa mbrojtës luan, pasi janë lojtarët që lëvizin në fushë. Anglia ka lojtarë të mirë për fizikun dhe teknikën. Kemi punuar në aspektin ofensiv dhe difensiv, do mundohemi të bëjmë diçka të veçantë në sulm. Por le ta shijojmë, është një nga stadiumet më të bukura në botë.
Njiheni në Angli pasi keni luajtur me Arsenalin dhe Zabaleta me Cityn. Sa e kuptoni nga kjo futbollin anglez?
E kuptojmë ritmin e lartë që ka kampionati anglez, luan në nivele shumë të larta. Kombëtarja angleze ka lojtarë të mirë dhe me cilësi, nuk flasim dot me konkurrencën. Duhet të punojmë me sulmin tonë, s’mund të luash me Anglinë portë më portë. Kemi komunikuar me lojtarët, kemi parë video dhe jemi përgatitur për 10 minutat nesër.
Levis-Kelly i Arsenal, hera e parë me ekipin, çfarë mendoni?
Është një lojtar i mirë. E pëlqej shumë kur lojtarët e rinj vijnë në kombëtare, sidomos nga një ekip si Arsenal. Por kur flet për Arsenalin, më jepni mundësinë të vlerësoj punën e Mikel Artetës. Unë kënaqem duke parë Arsenalin dhe punën që po bën Arteta. Ai është një lojtar i mirë me të ardhme shumë të mirë.
A mund të jetë Sylvinho një Kristofor Kolombo për të zbuluar SHBA, aty ku mbahet Botërori?
Duhet të punojmë shumë, të lëmë zemrën në fushë. Ka vetëm një rrugë, të luftojmë për çdo pikë. Kemi lotjarët të mirë nga aspekti fizik dhe do të luftojmë të ecim përpara.
Ka histori të shumta për tifozët anglezë që ekipi i tyre të fitojë diçka. Tuchel tha që Anglia të luajë për të fituar dhe jo frikën për të humbur. Çfarë i mungon Anglisë?
Është një pyetje e vështirë. E respektoj shumë Anglinë. Më kujtohet në vitin 2000 apo 2001 një ndeshje Angli – Brazil që përfundoi 1-1. Është e vërtetë që Anglisë i ka munguar performanca e mirë disa kohë, por ka bërë edhe ndeshje shumë të mirë. Keni lojtarë të mirë dhe perspektivë për të fituar.