Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Shqipëria e vajzave shkëlqen në ‘Air Albania’, mposht Estoninë dhe vijon ëndrrën e kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria e vajzave shkëlqen në ‘Air Albania’,
 

SHQIPËRIA 2-0 ESTONIA
(Berisha 31', Maksuti 92')

Shqipëria e vajzave luan ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Estonisë, e vlefshme për Kampionatin Europian “Zvicër 2025”. Një ndeshje shumë e rëndësishme për vajzat kuqezi që do të tentojnë të marrin fitoren e parë në këtë edicion të ri kualifikues.

Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3) – Rexhepi; Gjini, Curraj, Maliqi, Tukaj; Hila, Franja, Doçi; Berisha, Maksuti, Krasniqi. Trajner: A. Grima
Estonia (4-4-2) –
Kork; Kala, Repkin, Raamet, Rosen; Kirpu, Kubassova, Himanen, Lillemae; Treiberg, Tammik.

LIVE:

90+4' Përfundon ndeshja.

90+2' GOL! Maksuti mbyll llogaritë me golin e dytë.

77' Rast i artë i shpërdoruar nga Berisha, 2 kundër 1 dhe refuzon të pasojë për shoqen e cila ndodhej bosh duke gabuar totalisht para porte.

69' Estonia pranë golit, krosim i lartë dhe goditje me kokë shumë pranë portës e cila shkon ngjitur me shtyllën.
56' Megi Doçi provon një inkursion personal, driblon 2 lojtare dhe godet në kufij të zonës, por bllokohet nga mbrojtja estoneze.
46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

31' GOL! Fortesa Berisha shënon një supergol nga distanca.

28' Shqipërisë i anullohet një gol i rregulltë, arbitrja 'prish' festën kuqezi në "Air Albania"

25' Goditja e Franjas nga larg shkon mbi kuadrat.
6' Goditje nga distanca e estonezeve, topi shkon pak centimetra mbi traversë duke prekur rrjetën e sipërme.
1' Fillon ndeshja, vajzat kuqezi duan fitoren.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga