ANDORRA – SHQIPËRI 0 – 1 (Kristjan Asllani 67')
Ndeshja:
Historike, Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme dhe shumë delikate ndaj Andorrës në transfertë.
Ekipi i Sylvinhos bën siç duhet detyrat e përcaktuara dhe triumfon 1-0 ndaj Andorrës. Një ndeshje pozitive për tanët, ku goli vendimtar u shënua nga Kristjan Asllani, i cili i asistuar në mënyrë perfekte nga Uzuni nuk e kishte të vështirë të gjente rrugën e rrjetës.
Një gol që ngriti “peshë” gjithë shqiptarët anembanë botës, të cilët festojnë këtë fitore historike, e cila me kombinim ideal të sfidës Angli – Serbi, siguroi edhe kualifikimin për në “play-off”. Siç dihet Anglia triumfoi 2-0 ndaj Serbisë në “Ëembley” dhe me humbjen e serbëve, Kombëtarja shqiptare shkëputet me 4 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundit i kualifikueseve.
Aktualisht Shqipëria ndodhet e dyta në grupin K me 14 pikë, ndërsa Anglia kryeson me 21 pikë, e cila ka siguruar edhe kualifikimin në Kupën e Botës. Nga ana tjetër Serbia në vendin e 3-të me 10 pikë.
Kualifikueset: Kupa e Botës 2026
Grupi: K
Stadiumi: “Estadi de la FAF”
Arbitër: Horatiu Fesnic
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Hoxha, Broja, Manaj. Trajner: Sylvinho
ANDORRA: Ruiz, San Nicolas, Oliviera, Llovera, Borra Font, Cervos, Izquierdo, Babot, Rodrigo Tapia, Lopez, Rosas. Trajner: Koldo Alvarez
LIVE:
90+1'- Shqiperia triumfin 1-0 ndaj Andorres.
67'- Shqiperia kalon ne avantazh. Kristjan Asllani dergon topin ne rrjete pas asistit te Uzunit.
58'- Broja largohet dhe vendin e tij e merr Uzuni. Gjithashtu edhe Qazim Laci le fushen e lojes per Nedim Bajramin.
52'- Rast tjeter per Shqiperine, Broja kroson per Asllani, i cili gjuan dhe ndalet nga portieri i Andorres.
46'- Nis pjesa e dyte, Shqiperia ne kerkim te golit te avantazhit.
45- +1 mbyllet pjesa e pare ne Andorra. Gjimshiti e Manaj nuk gjejne dot porten dhe humbasin rastin e arte.
39- Izquierd ndeshkohet me kartonn te verdhe per nje nderhyrje ndaj lojtareve tane.
27- Andorra provon te gjeje golin, vendasit trembin Strakoshen.
16'- Asllani ben me zemer Andorren, mesfushori i pafat.
13'- Shqiperia provon te dale para, por Andorra mbyllet mire ne mbrojtje.
1- Shkelmohet topi i parë, starton sfida Andorra - Shqiperi.
