Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Shqipëria e pafat në “Air Albania”! Dy golat e Harry Kane vendimtarë, Anglia mposht Kombëtaren kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria e pafat në “Air Albania”! Dy golat e
Shqiperi - Angli

SHQIPËRI – ANGLI 0 – 2 (Kane 73', 83')

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Ndeshja: 

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2.

Shqipëria bëri një lojë mjaft të mirë, me disa raste me Arbër Hoxhën. Megjithatë, anglezët gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t dhe 82-të.

Kështu, “3 Luanët” mbyllin kualifikueset me pikë të plota, pra 24 në krye të grupit K. Në krahun tjetër, Kombëtarja jonë me 14 pikë mban vendin e dytë, duke qenë pjesëmarrëse në “play-off” të Botërorit.

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Marco Guida

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami, Laçi,  Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho

Angli: D.Henderson, Wuansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Wharton, O’Reilly, Eze, Bowen. Trajner: Thomas Tuchel

LIVE:

90+5'- Mbyllet me fitoren e Anglise dueli në "Air Albania". Shqiperia mposhtet 2-0. 

98'- Demtohet Armando Broja dhe ky eshte nje tjeter "goditje" per sulmuesin shqiptar.

81'- Harry Kane shenon serish. Anglia ne avantazh te dyfishte.

73'- Gol Anglia. Harry Kane mposht Thomas Strakoshen.

68'- Laci kerkon te perfitoje nga nje gabim i mbrojtjes angleze, por ndalet nga portieri jashte zones. 

66'- Hoxha kroson ne zone dhe topi perfundon te Nedim Bajrami. Ky i fundit gjuan direkt, por topi shkon mbi porte. 

57/- Anglia prane golit me Eze. Thomas Strakosha ndal serish anglezet. 

51'- Shqiperia niset ne kundersulm, Hoxha gjuan serish, por ndalet nga portieri anglez.

49'- Arber Hoxha gjuan nga distanca, por portieri i Anglise ndal shqiptarin. 

46'- Nis pjesa e dyte. 

45+1'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare, Shqiperia dhe Anglia nuk gjejne dot portat. 

36’- Anglia provon te gjeje golin, por Thomas Stakosha i thotë “Jo” anglezve.

35’- Nga njëra portë në tjetrën. Raste të njëpasnjëshme në “Air Albania”.

24'- Demtohet Elseid Hysaj. Mbrojtesi nuk ia del dot te luaje dhe do te zevendesohet nga Ivan Balliu.

17'- Aksione te njepasnjeshme nga kuqezinjte, te cilet tentojne te surprizojne anglezet. Hysaj leshon nje "predhe", por pa gjetur dot kuadratin.

14'- Ylber Ramadani ndeshkohet me karton te verdhe, mesfushori ben nje nderhyrje te gabuar ndaj Harry Kane. 

1’- Starton sfida në “Air Albania”. Shqipëria kërkon fitoren ndaj yjeve të Anglisë për vazon e dytë.

Poll

Lexo gjithashtu