Tashmë është gjithçka zyrtare, Kristjan Asllani nuk do të largohet nga Inter. Mesfushori shqiptar ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028, tashmë zyrtare edhe nga vetë klubi italian.
Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interin, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani.
Kujtojmë që Asllani është pjesë e Interit që prej verës së 2023-shit. Asokohe, Interi pagoi 10 milionë euro te Empoli për të siguruar shërbimet e shqiptarit.
Poll