Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Transferimi më i shtrenjtë në histori, Myrto Uzuni prezantohet te Austin FC

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Transferimi më i shtrenjtë në histori, Myrto Uzuni
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni tashmë edhe zyrtarisht ka nisur aventurën e tij te Austin FC në MLS. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar nga skuadra amerikane.

Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë deri në vitin 2027, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Nga ky transferim skuadra e Granadas ka përfituar 12 milionë euro.

Kështu 29-vjeçari bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e këtij klubi. Por jo vetëm kaq, Uzuni tashmë është ndër 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e MLS-së.

Gjithashtu Uzuni ka thënë edhe fjalët e para si lojtari i Austin. Sulmuesi shprehet mjaft i lumtur për këtë transferim, ndërsa thekson se do të japë maksimumin për ketë skuadër dhe për tifozët që në çdo ndeshje mbushin stadiumin “sold-out”.

"Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, përfundoi Uzuni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga