Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Taulant Xhaka nuk i ndahet futbollit, ish-mesfushori i Kombëtares prezantohet te kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Taulant Xhaka nuk i ndahet futbollit, ish-mesfushori i Kombëtares
Taulant Xhaka

Taulant Xhaka është futbollisti më i ri i ekipit Dardania Basel. Pasi mbylli aventurën e tij me “gjigantin” zviceran të Baselit, tashmë ish-mesfushori i Kombëtares do të luajë me ekipin që menaxhohet nga shqiptarët.

Vlen të përmendet se ekipi Dardania Basel militon në ligën e katërt të futbollit zviceran. Ndërkohë që prezantimi i 34-vjeçarit është bërë nga vetë klubi me anëtë një njoftimi në rrjetet sociale, madje Xhaka do të jetë trajner-lojtar.

Njoftimi i FC Dardania Basel:

Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania
Mirë se vjen, Legjendë!
Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.
Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga