Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Risi në listën e Kombëtares, futbollisti 21-vjeçar “braktis” Maqedoninë e Veriut për fanellën KUQEZI

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Risi në listën e Kombëtares, futbollisti
Xhezahir Avduli

Jemi në javën e fundit të muajit gusht dhe për pak ditë do të nisë edhe grumbullimi i Kombëtareve për ndeshjet e muajit shtator. Në listën e Kombëtares U-21 do të ketë risi.

Alban Bushi do të ketë pjesë të skuadrs një 21-vjeçarë. Bëhet fjalë për Xhezahir Avduli, i cili ka vendosur të “braktisë” Maqedoninë e Veriut për të përfaqësuar fanellën kuqezi.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi ku luan shqiptari. Avduli luan me Arsimin në elitën e futbollit maqedonas.

Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin e ardhshëm. Saktësisht më 5 shtaror ndaj Gjermanisë dhe 3 ditë më pas ndaj Zvicrës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7