
Eneo Bitri është futbollisti më i ri i Nyiregyhaza Spartacus. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar, i cili ishte pa ekip ka vendosur që të vazhdojë një aventurë të re me hungarezët.
Pavarësisht interesimit të Tiranës dhe Partizanit, Bitri vendosi që të bashkohej me “kuqeblutë” e elitës së futbollit hungarez. Me këta të fundit, shqiptari ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
“E njoh këtë skuadër, vitin e kaluar e përjetova vetë atmosferën fantastike që krijonin tifozët në stadium. Unë kërkoja një sfidë të re dhe jam i lumtur që Nyiregyhaza më kontaktoi, Jemi ende në fillimin e sezonit. Unë e di që kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, skuadra ka futbollistë të mirë dhe tani duhet të bëjmë progres hap pas hapi.
Por jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm. Unë jam takuar me disa nga futbollistët, përshtypjet e para janë pozitive dhe do të dëshiroja që të arrinim të gjithë së bashku objektivat tanë”, tha Bitri pas firmës.