Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Heroi në ndeshjen ndaj Kroacisë, një tjetër kuqezi tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Heroi në ndeshjen ndaj Kroacisë, një tjetër kuqezi
Klaus Gjasula dhe lojtaret e Kombetares duke festuar golin e barazimit

Klaus Gjasula ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Mesfushori shqiptar luajti ndeshjen e tij të fundit me Shqipërinë në Euro 2024 dhe ka vendosur ta mbyllë me Kombëtaren kuqezi.

34-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën kuqezi duke shënuar edhe 1 gol që do të mbahet mend gjatë nga ai dhe shumë shqiptarë të tjerë. Gjasula ishte heroi i minutës së fundit ndaj Kroacisë duke shënuar golin e barazimit 2-2.

FSHF ka falenderuar Gjasulën për shërbimet e tij dhe vlerëson shembullin që ai ka përcjellë në fushën e lojës me karakterin, grintën, pasionin, dëshirën dhe atdhedashurinë që ka treguar nga vetja e tij.

“Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar!”- shkruan FSHF.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga