Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Endri Çekiçi surprizon me ekipin e ri, bashkohet me Sokol Cikalleshin në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Endri Çekiçi surprizon me ekipin e ri, bashkohet me Sokol
Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi kur ishin pjesë e Konyaspor

Endri Çekici tashmë ka një ekip të ri. Adanaspor është skuadra e radhës, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare do të japë kontributin e tij. Te skuadra e Kategorisë së Parë turke, Çekici gjen shqiptarin tjetër, Sokol Cikalleshin.

Kujtojmë se për dy futbollistët ky është një ribashkim, pasi më parë kanë luajtur krah njëri-tjetrit edhe te Konyaspor, po në Turqi. Përsa i përket Çekicit, 28 vjeçari ishte pa ekip që prej largimit nga Pendikspor në korrik.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka një karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Pogradecit, Teutës, Dinamo Zagreb, Lokomotivës së Zagrebit, Olimpija Ljubljana, Ankaragucu, Konyaspor dhe Pendikspor.

Tashmë, 28 vjeçari është gati për një tjetër aventurë me Adanaspor, të cilët luftojnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë turke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADANASPOR A.Ş. (@adanasporresmi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga