
Dionis Avdijaj
Pas dy sezonesh në klubin e TSV Hartberg, Donis Avdiaj ka vendosur të largohet. Megjithatë, fantazisti shqiptar nuk do të largohet nga kampionati austriak, duke firmosur me një tjetër ekip.
Avdiaj është tashmë lojtari më i ri i Wolfsberger AC. Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra austriake nëpërmjet një videoprezantimi të mesfushorit shqiptar, duke i dhënë atij edhe numrin 10 në fanellë.
Donis Avdiaj ka firmosur ditën e sotme një kontratë që do ta mbajë të lidhur me ekipin për dy sezonet e ardhshme. Sezonin që kaloi, shqiptari shënoi 11 gola dhe asistoi 14 herë, në 36 paraqitje në të gjitha garat me Hartberg.
View this post on Instagram
Poll