Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Zemër, pasion dhe karakter kuqezi”, Myrto Uzuni “rrëmbehet” nga emocionet: Në Leskovac s’shkuam për të luajtur, por për të bërë histori!

Shkruar nga NEWSPORT
“Zemër, pasion dhe karakter kuqezi”, Myrto Uzuni
Myrto Uzuni

Fitorja me shifrat 0-1 në Leskovac përballë Serbisë, ka “ngritur peshë” të gjithë shqiptarët, duke nisur nga tifozët e deri te lojtarët. Njëri prej këtyre të fundit ka reaguar në rrjetet sociale.

Myrto Uzuni ka shkruar “rreshta zemre” në “Instagram” pas kësaj fitore historike, në të cilën dha kontributin e tij. Sulmuesi beratas thekson se ishte një lojë pasioni dhe me zemër, e ndër të tjera triumfin ua dedikon shqiptarëve që ndodhen nëpër botë.

“Në Leskovac nuk shkuam për të luajtur, shkuam për të bërë histori. Zemër, pasion dhe karakter kuqezi. Krenar për ekipin dhe për mënyrën si e mbrojtëm flamurin në çdo top. Kjo fitore është për të gjithë shqiptarë kudo që ndodhen nëpër botë dhe Shqipëri”, shkruan Myrto Uzuni.

Poll

Lexo gjithashtu