Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ylli" i mbrojtjes së Kombëtares sërish titullar, e pret një transfertë "e nxehtë" në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
"Ylli" i mbrojtjes së Kombëtares sërish titullar, e
Marash Kumbulla

Sot në mesditë, Athletic Club i Bilbaos sfidon Espanyolin për llogari të kampionatit spanjoll. Takimi luhet në orën 14:00 në tokën baske dhe ajo që pritet me interes është inkuadrimi i Marash Kumbullës.

Lojtari i Kombëtares është përshtatur shumë mirë tek katalunjasit dhe shihet se dhe këtë ndeshje rikthyese nga futbolli internacional do t’a gjejë legjonarin në bazën e formacionit titullar. Ish-i i Romës ka krijuar një dyshe të fortë në repartin e prapavijes me Leandro Cabrera. Futbollisti i Kombëtares ka një mesatare vlerësimi prej 7.08 dhe kjo notë është më e lartë se edhe vetë nota mesatare e ekipit nga Barcelona (6.83). Kumbulla është mbrojtësi më i vlerësuar në të gjithë mbrojtjen spanjolle dhe kjo ka bërë që ai të fillojë të “hyjë” në zemrat e fansave të klubit të La Ligas.

Takimi i takon javës së 10-të të kampionatit dhe Espanyoli me në krye Marashin do të tentojë të surprizojë skuadrën e Ernesto Valverdes e të hyjë në “valle” për një vend në kompeticionet europiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga