Mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani po “nderon” veten dhe skuadrën e tij të Lecces, me performancën e shkëlqyer gjatë gjithë sezonit në Seria A. Duke u kthyer kështu në futbollistin kyç të ekipit të trajnerit Eusebio Di Francesco.
Përkthyer kjo edhe nga statistikat zyrtare të Seria A, Ramadani është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra gjatë 13 raundeve në kampionat. Thënë ndryshe ai ka vrapuar 151.7 kilometra, duke lënë kështu futbollistë si Di Lorenzo i Napolit me 148.4 kilometër dhe vendin e tretë të cilin e ka Karlstrom i Udineses me 147.7 kilometër.
Ndërsa më fund të renditjes janë dy lojtarët e tjerë si Arthur Atta i Udineses, po ashtu me 147. 3 kilometër dhe Johan Vanquezes me 142.7 km.
Megjithëse mesfushori shqiptar, Ramadani ka bërë mjaft mirë, Lecce ka ende shumë punë për të bërë pasi në Seria A, skuadra aktualisht ndodhet në zonën e ftohtë me 13 pikë.
