Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ylber Ramadani “SUNDON” në Serie A, mesfushori shqiptar për “GUINNESS” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani “SUNDON” në Serie A, mesfushori shqiptar
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani po kalon një sezon të shkëlqyer me Lecce, ku është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të trajnerit Di Francesco. Mesfushori shqiptar po spikat me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe rolin vendimtar në balancën e skuadrës.

Sipas të statistikave zyrtare të Serie A, Ramadani është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në kampionat deri pas javës së 10-të. Ai ka vrapuar plot 115,9 kilometra, duke lënë pas Karlstrom të Udineses me 114,7 km dhe Ata po nga Udinese me 113,8 km.

Forma e mirë e Ramadanit ka ndikuar ndjeshëm në rezultatet pozitive të Lecces, që po gjen stabilitet falë kontributit të tij në mesfushë. Performancat e tij po e bëjnë një nga lojtarët më të vlerësuar shqiptarë në futbollin italian.

Poll

Lexo gjithashtu