
Juljan Shehu
Juljan Shehu ka shkëlqyer pas debutimit të tij me Kombëtaren shqiptare katër ditë më parë ndaj Andorrës. Mesfushori i kuqezinjve ka arritur sot të gjejë gol në përballjen mes Piast Gliwice dhe Widzew Lodz që përfundoi në 2-0 për këta të fundit.
Goli i parë i takimit u shënua nga Alvarez në minutën e shtatë, ndërsa në minutën e 22-të realizoi Juljan Shehu. Paraqitje mjfat e mirë e 26-vjeçarit u vlerësua me notën 7.4 nga “Flashscore”.
Katër ditë pas debutimin me Kombëtaren kuqezi, Shehu arriti të shënojë gol për ekipin e tij. Kjo ishte paraqitja e 24-t e ish-mesfushorit të Laçit në kampionatin polak, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe një asist.
Poll