Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Vizitor i veçantë për klubin shqiptar, sulmuesi i Kombëtares nuk harron "rrënjët"

Shkruar nga NEWSPORT
Vizitor i veçantë për klubin shqiptar, sulmuesi i
Mirlind Daku dhe Gjilani

Gjilani ka patur një vizitor të veçantë ditën e sotme. Mirlind Daku është afruar të takohet me lojtarët e kuq në kampin e Antalyas.

Sulmuesi i Kombëtares ndodhet aty për llogari të Rubin kazan, por asnjëherë kur i jepet mundësia nuk mungon të respektojë ngjyrat kuqezi dhe bashkëkombasit. Patriotizmi i fenomenit të golave në Rusi vërehet dhe njëherë.

Gjilanasit gjendet në Turqi për të kryer fazën përgatitore pasi kampionati në Kosovë nis në shkurt. Një paralelizëm i njëjtë me ligën ruse ku bën pjesë legjionari, sa i takon startit pas pauzave. Në foto shihet Mirlindi duke shtrënguar duart me një pjesë të skuadrës shqiptare.

Kujtojmë që Gjilani zhvilloi sot një takim miqësor ndaj një ekipi nga Kazakistani, ku mori një barazim 1-1. Stërvitja vazhdon në qytetin turk për klubin e Superligës dardane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga