Ylber Ramadani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Leçe, po fiton momentalisht në shtëpi përballë Parmës. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur 1-0 në favor të Leçes.
Ishte pikërisht Ylber Ramadani ai që asistoi në golin e shënuar nga të tijët. Në minutën e 32-të të ndeshjes, mesfushori i Kombëtares shqiptare dha një super pasim për Dorgu nga mesi i fushës. Më pas ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë.
Përtej asistimit, Ramadani po zhvillon ashtu një ndeshje mjaft të mirë. 28-vjeçari është një nga pikat kyçe të ekipit italian si sezonin e shkuar, po ashtu dhe në këtë sezon të ri.
Poll