Xherdan Shaqiri ka gatuar gol në Superligën e Zvicrës. Shqiptari mbase nuk ka shënuar kësaj radhe kundër St Gallen, por pork aë pjesëmarrës në golin e ‘artë’ të Baselit.
Goli i vetëm i klubit të ‘Big Shaq’ u shënua në minutën e 85-të nga Kade me një super goditje nga jashtë zone që kapi të papërgatitur portierin e vendasve, Ati Zigi nga Ghana. Xherdani dha pasimin deciziv para goditjes shënjestruese.
Ky asisitim i dha klubit helvet një pikë sot duke shmangur humbjen pasi Baseli kishte ngelur me 10 lojtarë dhe ishte në disavantazh të 1 goli pësuar që në minutën e 38-të.
Forma e lojtarit shqiptar të Kombëtares zviceriane është për t’u admiruar. Në moshën 38 vjeçare, Xherdan Shaqiri po shënon, po asiston dhe po udhëheq ekipin e tij të fëmijërisë drejt titullit kampion pas disa vitesh dominim të Young Boys.
Asisti i Shaqirit