
Myrto Uzuni
Ambientimi i Myrto Uzunit tashmë në Spanjë është bërë mëse normal. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ndalet dhe para pak minutash është bërë sërish protagonist për Granadën.
29-vjeçari kuqezi ka arritur të përbysë rezultatin ndaj Cartagenas brenda pjesës së parë. Myrto Uzuni arriti të barazojë menjëherë pas golit të miqve në minutën e 12-të.
Megjithatë, sulmuesi shqiptar nuk është ndalur dhe ka arritur të përmbysë gjithçka në minutën e 27-të. Me dy golat e shënuar momentalisht, Myrto ngjitet në krye të golashënuesve në kampionat me 13 rrjeta të prekura.
Goli i parë i Myrto Uzunit
Goli i dytë i Myrto Uzunit
Poll