
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Granada po fiton 2-0 përballë Tenerife.
Ishte pikërisht bomberi kuqezi ai që shënoi të dy golat për të tijët. Në fillim Uzuni shënoi në minutën e 20-të, pas një pasimi nga Saenz. Aksioni perfekt i Granadës u mbyll me golin e beratasit.
Vetëm 13 minuta më vonë, Uzuni shënoi edhe të dytin për ekipin e tij, duke plotësuar dopietën personale. Pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare, Granada përfitoi dhe dyshja Boye-Uzuni i sollën golin e dytë.
Me këtë dopietë, Uzuni shkon në kuotën e 4 golave sezonal.
Poll