Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i pandalshëm në Itali, shënon golin e 5-të dhe parakalon të vëllain

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar i pandalshëm në Itali, shënon golin e
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Empoli, fitoi në shtëpi përballë Catanzaro. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-0, në favor të ekipit vendas.

Ishte pikërisht sulmuesi i Shqipërisë U21, Stiven Shpendi ai që shënoi golin e vetëm të sfidës. Në minutën e 59-të, shqiptari ia doli që të dërgonte topin në rrjetë falë një penalltie.

Kështu, Shpendi shkon në kuotën e 5 golave këtë sezon të Serie B italiane. Ai parakalon kështu vëllain e tij, Cristian Shpendi, i cili luan me Cesena. 

Goli i Stiven Shpendit

Poll

Lexo gjithashtu