Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares “shpërthen” në Premier League, shënon golin e 9-të sezonal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares “shpërthen” në Premier
Mirlind Daku

Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan fitoi në shtëpi përballë Akhmat Grozny. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Premier League ruse, përfundoi 1-0.

Ishte pikërisht sulmuesi nga Gjilani ai që shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Në minutën e 75-të, Daku gjeti rrugën e rrjetës, ndërkohë që pas festës së “shfrenuar” u ndëshkua me karton të verdhë dhe mungon ndeshjen e radhës.

Kështu, “bomberi” kuqezi shkon në kuotën e 9 golave sezonalë në kampionatin rus deri tani.

Goli i Mirlind Dakut

Poll

Lexo gjithashtu