Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ U grumbullua për herë të parë nga Sylvinho, Mario Dajsinani flet si KUQEZI

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U grumbullua për herë të parë nga Sylvinho, Mario
Mario Dajsinani

Mario Dajsinani ishte padiksutim surpriza në listën e Sylvinhos për duelet me Serbinë dhe Letoninë. Gardiani i portës sigurioi për herë të parë ftesën e brazilianit për të veshur fanellën e ekipit kombëtarë.

Në fakt për të ishte një rikthim, pasi debutimin e ka bërë para 3 vitesh, ku Kombëtarja drejtohet nga Edy Reja. Gjithsesi ditën e sotme, i veshur me uniformën e Kombëtares, kampioni i Superiores ka edhe një mesazh për të gjithë tifozët.

“Përshëndetje tifozët Kuq e Zi. I lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Forca Shqipëri”, dëgjohet të thotë portieri i Egnatias. Kujtojmë se sfida me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare", ndërsa 3 ditë më pas ekipi udhëton në transfertë për të sfiduar Letoninë. 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga