
Armend Muslika
Mesfushori i Kombëtares U-17 Amend Muslika ka lën “gjurmë” sërish me ekipin e tij të Tottenham në Premier League U-18. 16-vjeçari ka realizuar një gol për tu varur në “kornizë” ndaj Chelsea në minutën e 35’, përmes ekzekutimit “mjeshtërore” nga goditja e dënimit.
“Derbi” londinez për këtë grupmoshën u mbyll me shifrat finale 2 – 2. Për Muslikan ky ishte goli i 6 në 7 javë të zhvilluar me “Gjelat” e Londrës, pa anashkaluar edhe 2 asiste.
Deri tani, lojtari në fjalë ka luajtur 1 ndeshje me Shqipërinë për grupmoshën U-17. Nëse vazhdon të mbajë këtë formë, shumë shpejtë Armend Muslika do të jetë në Kombëtaren e madhe.
Goli i Muslika
Poll