
Ardian Ismajli ditën e sotme ia doli të niste si titullarë në sfidën që Torino po luan në transfertë ndaj Romës. Mbrojtësi i Kombëtares hodhi prapa krahëve dëmtimin dhe bëri kështu debutimin me torinezët.
Por për liderin shqiptar duket se jo çdo gjë po shkon siç duhet. Kjo pasi në një moment gjatë sfidës, Ismajli shtrihet në fushë dhe kërkon ndihmën e mjekëve.
Dukshëm shihet se mbrojtësi ka dhimbje, ndërsa mjekët e skuadrës i japin edhe ndihmën e shpejtë. Diçka e tillë alarmoi jo vetëm stafin e Torinos, por bën me “zemër” edhe stafin e Kombëtares shqiptare.
Ismajli pasi mori ndihmën e mjekëve, vazhdon të luajë dhe të jetë në fushën e lojës, duke qetësuar disi ekipin, por mbetet të shihet pas kësaj ndeshje se çfarë shqetësimi shfaqi mbrojtësi.
Aktualisht po luhet minuta e 57 e ndeshjesh mes Romes dhe Torinos, me rezultatin që vazhdon të mbetet 0-0.