Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shpërthen festa në stadium, ish-i i Superiores i siguron 1 pikë skuadrës së tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shpërthen festa në stadium, ish-i i Superiores i siguron 1
Momenti kur Rroca jep asistin per golin e barazimit

Eduart Rroca vazhdon të jetë mjaft i rëndësishëm për Keciorengucu në Turqi. Ish-i i Superiores edhe në sfidën e ditës së sotme ndaj Genclerbirligi ka lënë gjurmë.

Rroca bëri një ndeshje fantastike, ku gjithçka më pas kulmoi me asistin e dhënë për shokun e skuadrës në minutën e 90-të. Mesfushori me tipare sulmuesi dhuroi një asist përfekt nga goditja e këndit për Diouf, me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë për të dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i 3-të për Keciorengucu, me sfidën që përfundoi 3-3. Kështu Rroca lë gjurmë në një sfidë mjaft të luftuar dhe i jep ekipit të tij 1 pikë. Kujtojmë se në këtë sezon Rroca ka luajtur në 22 ndeshe, ku ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 5 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga