
Stiven Shpendi
Stiven Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Carrarese po luan në shtëpi përballë Cesenës në Serie B. Carrarese po fiton momentalisht me rezultatin 2-0.
Ishte pikërisht Shpendi ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Në minutën e 77-të të sfidës, pas një topi të marrë nga shoku i ekipit, sulmuesi shqiptar tundi rrjetën me një goditje tepër të fortë me të djathtën.
Por Shpendi nuk festoi për shkak se në të shkuarën ka qenë pjesë e Cesenës. Kujtojmë që momentalisht te Cesena aktivizohet vëllai i tij, Cristian Shpendi, pork y i fundit nuk ishte i gatshëm për shkak dëmtimi.
Poll