Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shihet si e ardhmja e Kombëtares, Ardion Pajaziti debuton me Fulham

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shihet si e ardhmja e Kombëtares, Ardion Pajaziti debuton me Fulham
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti është një nga talentët shqiptar që pritet të jetë një përforcim për Kombëtaren e madhe. Mesfushori 21-vjeçar është lider i padiskutueshëm me Shpresat, aty ku ka formuar një dyshe fantastike me Medon Berishën i cili tanimë është pjesë e ekipit të Sylvinhos.

Pajaziti ka bërë edhe hapin e madh në karrierë teksa është zyrtarisht një futbollist profesionist i ekipit të parë të Fulham në Premier League. Ai ka udhëtuar me londinezët në Portugali ku po zhvillon fazën përgatitore dhe ka debutuar me skuadrën e parë.

Pajaziti luajti 11 minuta në fitoren minimale ndaj Benficas pak ditë më parë, ndërsa mbrëmë e nisi për herë të parë si titullar në miqësoren ndaj Sevillas, të cilën e humbën me rezultatin 1-2. Talenti kuqezi do të jetë pjesë e skuadrës këtë sezon dhe do të provojë të fitojë besimin e trajnerit Marco Silva.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga