Cristian Shpendi është shfaqur protagonist në ndeshjen e sotme që Cesena e tij po luan në transfertë përballë Frosinones. Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Serie B ka mbyllur pjesën e parë, 2-1 në favor të Frosinone.
Megjithatë, kjo disfatë momentale nuk e ka ndalur që sulmuesi shqiptar të gjejë rrugën e rrjetës. Shpendi shënoi në minutën e 38-të të sfidës, ku pasi humbi penalltinë topi iu kthye mbrapsht dhe më pas e dërgoi në rrjetë.
Një tjetër gol për sulmuesin e Shpresave të Alban Bushit, që vazhdon të mahnisë Italinë. Tashmë bëhen plot katër ndeshje radhazi, që 21-vjeçari shënon në Serie B italiane.
Goli i Shpendit
Poll