 
Cagliari ka luajtur ditën e sotme një sfidë kritike për mbijetesën. Vendasit kanë marrë 3 pikët me rezultat 1-0, kjo falë edhe Alen Sherrit.
Portieri shqiptar solli siguri në prapavijë dhe shmangu golin në një rast. Në një mundësi tjetër të Veronës, fati ndihmojë gardianin. Ish-i i Egnatias u shpëtua nga traversa në një sulm të veronezëve.
Kështu, vjen fitorja e parë e skuadrës së Sherrit me Cagliarin, por si titullar. Në 2 takimet e mëparshme të nisura nga formacioni, Aleni nuk shkoj dot më shumë sesa 1 pikë.
Grushtimi i Sherrit
Shansi më i mirë i Cagliarit
Goli i Cagliarit
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
 
                                 
 
 
 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                       