
Qazim Laçi
Ditën e sotme, Qazim Laçi mori ftesën nga kombëtarja shqiptare për sfidën ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Mesfushori i kombëtares gjithashtu luajti sot në sfidën e Rizespor përballë Antalyaspor.
Laçi ka zhvilluar një paraqitje fantastike duke arritur të dhurojë dy asiste në fitoren e rëndësishme me shifrat 5-2. Mesfushori i kombëtares asistoi fillimisht në golin e parë të Rak-Sakyi në minutën e katërt të sfidës.
Gjithashtu dhe asistimi i dytë i Qazim Laçit ishte pikërisht për Rak-Sakyi në fillimin e pjesës së dytë. Laçi i dërgon sinjale të forta trajnerit Sylvinho përpara sfidës së rëndësishme me Serbinë pas paraqitjes së sotme.
Asisti i parë i Laçit
Asisti i dytë i Laçit
Poll