
Qazim Laçi
Qazim Laçi është bërë protagonist ditën e sotme me fanellën e Spatrës së Pragës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës sot përballë Sigma Olomouc.
Mesfushori kuqezi kontribuoi në barazimin e skuadrës së tij ditën e sotme. Qazim Laçi arriti të realizojë një kryevepër në portën e kundërshtarëve, me një super gol nga jashtë zonës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare regjistron 31 paraqitje këtë sezon me Spartën e Pragës, në të cilat ka arritur të realizojë tre gola dhe ka asistuar 4 herë për shokët e ekipit.