Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Granda po luan momentalisht në transfertë kundër Burgos. Sfida e vlefshme për javnë e 7-të të La Liga 2, është momentalisht 0-1.
Ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që “gatoi” golin për të tijët. Në minutën e 51-të të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një pasim për Tsitaishvili, me këtë të fundit që dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Në rolin e kapitenit dhe me numrin 10 në fanellë, Uzuni vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe të ekipit spanjoll. Pikërisht para ndeshjeve të Kombëtares shqiptare në Nations League, beratasi po tregon formë të mirë.
¡Se adelanta el @GranadaCF con gol de Tsitaishvili! ????⚪️
— LALIGA HYPERMOTION (@LaLiga2) September 29, 2024
Qué contragolpe de libro iniciado con un gran saque largo de Mariño. ????#LALIGAHYPERMOTION | #LALIGAHighlights | #BurgosCFGranada pic.twitter.com/i3YnPjiCGL