
Emocionet sa vijnë e shtohen për të gjthë tifozët shqiptarë që pritet të jenë të shumtë në numër për të mbështetur Kombëtaren në finalet e Kampionatit Europian. Në mbështetje të ekipit do të jenë edhe ish-lojtarë të kuqezinjve, të cilët do ta ndjekin Kombëtaren nga shkallët e stadiumit.
Kështu një prej tyre do të jetë edhe Orges Shehi. Trajneri i Partizanit do të përjetojë sërish emocionet e një kampionati europian. Ish-gardiani i Kombëtares ka qenë pjesë e ekipit të De Biasit në Euro 2016 në Francë, teksa këtë herë do të përjetojë gjthçka nga tribuna.
““Përshëndetje shqiptarëve anembanë botës. Në veçanti tifozëve kuqezi. Ne falë organizimit të FSHF-së, të gjithë ish-lojtarët e ekipit Kombëtar do të jemi në mbështetje të çunave tanë në Dortmund në përballjen kundër Italisë. Shpresoj të përjetojmë emocione të bukura dhe gjithmonë të jemi ne fitimtarët e atij takimi. Forca Shqipëria”, shprehet Shehi.