Odise Roshi bën atë që di të bëjë më mirë: Të asistojë. Rraketa e Kombëtares shqiptare ka bërë dhuratën e rradhës, kësaj rradhe në kampionatin turk me skuadrën e tij Sakaryaspor.
Anësori kuqezi ishte titullar si zakonisht përballë Boluspor dhe menjëherë u kthye në protagonist duke asistuar në minutën e 3-të të takimit. Një korsim në zonë dhe në një rrëmujë të madhe brenda kuadratit të vogël, në fund ia dalin ta dërgojnë topin në rrjetë.
Për 32-vjeçarin nga Fieri është asisti i 3-të në këtë sezon, ndërsa ka shënuar edhe 4 gola në 26 ndeshjet që ka luajtur.
Asisti i Roshit→ VIDEO
Poll