Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rubin Kazan po fiton përballë CSKA Moskë. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur në avantazhin minimal 0-1 për Rubin Kazan.
Goli erdhi pikërisht nga shqiptarët. Dardan Shabanhaxhaj ishte ai që asistoi, teksa rrugën e rrjetës e gjeti Mirlind Daku. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës deri më tani, në minutën e 43-të.
Kujtojmë që bomberi nga Gjilani është kthyer në një pikë kyçe për ekipin rus. Tashmë, Daku është një lidër në repartin ofensiv, ku shpeshherë ka zgjidhur ndeshjet me golat e tij.
Poll