Cristian Shpendi është abonuar me golin. Që nga sezoni i kaluar, sulmuesi i talentuar shqiptar po shënon thuajse rregullisht me ekipin e Cesena të cilën e ndihmoi të kalonte nga Serie C në Serie B.
Sot bëri të ‘zakonshmen’ duke tundur përsëri rrjetën në ndeshjen përballë Mandova. Vetëm 5 minuta iu deshën për të zhbllokuar rezultatin duke mos e patur aspak të vështirë të dërgonte topin brenda portës së boshatisur pas gabimit të portierit kundërshtar.
Ky është goli i tij i 4-të në kampionat dhe i 6-ti në këtë fillim sezoni duke i lëshuar një sinjal mjaft të qartë Sylvinhos për ndeshjet që Kombëtarja shqiptare do të luaj në tetor ndaj Çekisë e Gjeorgjisë në transfertë.
Poll