
Doda duke festuar golin
Massimiliano Doda ka lënë gjurmë në barazimin që Dukla Pragë mori në kampionat ndaj Liberec. Një takim që u myll 1-1, me futbollistin shqiptar që gjeti rrugën e rrjetës.
Në minutën e 58-të arriti të barazonte shifrat me një gol spektakolar. Ky ishte goli i tij i parë me skuadrën çeke, teksa kjo sfidë ishte e para për të si titullarë.
Kujtojmë se Doda u transferua nga Palermo në Çeki te skuadra e Dukla Prages në verën e kaluar. Me këto të fundit ka firmosur deri në fund të këtij sezoni.
Poll