Nazmi Gripshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Astana fitoi në shtëpi përballë Shakhter Kragandy. Sfida e vlefshme për javën e 22-të të Premier League kazake, përfundoi 3-0.
Gripshi ishte pikërisht ai që shënoi golin e 3-të për të tijët, duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar të sfidës.
Në minutën e 54-të, fantazisti shqiptar përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen kundërshtare. Me një goditje me të majtën, Gripshi ia doli që të dërgonte topin në fundin e rrjetës.
Në 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, 27-vjeçari ka shkëlqyer, duke shënuar 6 gola dhe asistuar në 4 të tjerë. Me performancat e tij, Gripshi është kthyer në një pikë kyçe për Astanën.
View this post on Instagram
Poll