
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni është shfaqur protagonist me ekipin e tij Granada, në ndeshjen që po luajnë në shtëpi përballë Osasunës. Sfida momentalisht po udhëhiqet nga Granada me rezultatin 2-0.
Është pikërisht Uzuni ai që shënoi golin e dytë për të tijët. Pas një aksioni të rrjedhshëm, bomberi beratas dyfishoi shifrat në minutën e 48’.
Kujtojmë që për Uzunin ky është goli i 11-të sezonal, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që numëron edhe 1 asistim.
Poll