
Jasir Asani
Jasir Asani është shfaqur shfaqur protagonist në Iran, në ndeshjen që ekipi i tij Esteghlal po luan në shtëpi përballë Mes Rafsanjan. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili shënoi golin e vetëm deri në këto momente të ndeshjes. “Mëngjarashi” nga Shkupi tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 11-të të sfidës.
Për Asanin ky është goli i 3-të me fanellën e ekipit iranian. Gjithashtu, 30-vjeçari ka dhuruar edhe një asist me këtë ekip.
Goli i Jasir Asanit
Poll