
Anis Mehmeti
Bristol City i Anis Mehmetit e nis mjaft mirë sfidën ndaj Stoke City duke kaluar menjëherë në avantazh. Është sulmuesi shqiptar që ka arritur të prishë ekuilibrat në këtë takim.
Në minutën e 11-të të takimit, Mehmeti i dha avantazhin skuadrës së Bristol Cityt pas një aksioni model nga skuadra e tij, ku detyra e shqiptarit ishte vetëm të dërgonte topin në fund të rrjetës.
Në 30 takime këtë sezon në Championship me fanellën e Bristol Cityt, djaloshi shqiptar arriti në kuotën e 10 golave bashkë me të sotmin.
Goli i Mehmetit
Poll