Medon Berisha
Po luhte pjesa e parë në ndeshjen Fiorentina – Lecce, e cila deri tani po vendoset me golin e mesfushorit të Kombëtares Medon Berisha.
Në minutën e 23, Berisha futet bukur në zonë dhe “nuhat” pasimin e Tete Morente, më pas finalizon saktësisht në katërkëndësh. Në 3 ndeshjte e fundit, përfshirë edhe këtë të sotmen deri tani, 22-vjeçari ka 2 gola.
Padiskutim ky është sezoni më i mirë në karrierë, aq sa ka “eklipsuar” mesfushorët e tjerë të Leçes. Nga krahu tjetër, Fiorentina e drejtuar nga ish-trajneri i Cristiano Ronaldos Stefano Pioli ndodhet në një moment të vështirë, pozicioni i parafundit në tabelë.
Poll
