Eurogoli i Afrim Gashit
Në barazimin “dramatik” 2 – 2 mes Bayern Munich dhe Hoffenheim, e vlefshme për grumposhën U-17, qendërmbrojtësi shqiptar Afrim Gashi, shënoi gol fenomenal në minutën e 61-të.
Pasi mori topin shumë larg portës mike dhe bëri disa hapa, 17-vjeçari goditi “predhë” nga distanca, ndërsa topi u ndal në rrjetë, duke i lënë të “shokuar” rivalët.
Gashi bën pjesë te Shqipëria U-17, ndërsa konsiderohet si ndër talentet më të mëdhenj te Kombëtarja për këtë grupmoshë.
Edhe pse ende nuk është në moshën e pjekurisë, Afrim Gashi po bën “bujë” te Bayern, jo vetëm rezultativ në prapavijë me gjatësi 191 centimetra, por edhe me goditje “vrastare” në kuadratin rival.
Poll
