Al Ittihad fitoi derbin përballë Al Ahli mbrëmjen e djeshme, në sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Superligës së Arabisë Saudite. Kjo sfidë përfundoi 1-0 në favor të Ittihad.
Titullar në këtë sfidë ishte dhe Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar luajti deri në fundin e ndeshjes. Përveç notës 7.2, ai zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke dhuruar performanca të një niveli të lartë.
Një moment që ra në sy ishte kur Mitaj u ndal me “dhunë” nga lojtari i Al Ahli. Ish-ylli i Manchester City, Riyad Mahrez nuk kishte mënyrë tjetër për të ndalur vrullin e Mitajt dhe e kapi nga qafa duke shkaktuar faull.
Poll