Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Lë fushën e lojës i dëmtuar, Klaus Gjasula ngre 'alarmin' te Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Lë fushën e lojës i dëmtuar, Klaus Gjasula ngre
Klaus Gjasula

Klaus Gjasula ka lënë fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen që ekipi i tij, Dramstadt po luan në transfertë përballë Koln, në kuadër të javës së 30-të të Bundesligës gjermane.

Në minutën e 42’ të ndeshjes, mesfushori i Kombëtares shqiptare u përplas me një nga lojtarët kundërshtarë, me Gjasulën që mbeti i dëmtuar. Pas kësaj përplasje, 34-vjeçari nuk mundi të vazhdontë më, duke u zëvendësuar në mënyrë të detyruar.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, teksa priten ekzamiminet më të hollësishme për të parë gjendjen e mesfushorit kuqezi.

Një lajm aspak i mirë dhe për Sylvinhon, ku ka mbetur më pak se 2 muaj deri në fillimin e Europianit, me Gjasulën që ishte një nga opsionet për listën e kompeticionit.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga